Transmetuar më 30-11-2022, 18:35

Tiranë- Bie nga lartësia dhe vdes në vend një e moshuar në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur te Unaza e Re.
Dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës ku banonte B. B., 85 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.