Transmetuar më 30-11-2022, 18:29

TIRANË- Zjarr në Shtëpinë e Fëmijëve Zyber Hallulli në Tiranë. Mësohet se zjarri ka rënë në katin e parë të godinës ndërkohë që arsyet nuk dihen ende.

Bëhet me dije se nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar, pasi stafi së bashku me famijët janë evakuuar.

Në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me zjarrfikësit të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.

Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja që ka fikur flakët.

Gjithashtu policia po kryen veprimet proceduriale për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd