Transmetuar më 30-11-2022, 13:00

TIRANË- Rikthehen reshjet e dëborës në vend.

Prej mbrëmjes së kaluar, reshjet e dëborës kanë përfshirë zonën e Dukagjinit, Kelmendit dhe pikën turistike të Thethit.

Ne akset Bogë-Theth dhe Tamarë-Vermosh kanë filluar reshje dëbore me intensitet të ulët.

Temperaturat janë të ulëta në Qafë Thore aty ku temperatura shkon në -2°C ndërsa në Vermosh deri në -4.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd