Transmetuar më 29-11-2022, 20:56

Itali- Ngjarje e rëndë në Itali.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se një mjek është qëlluar për vdekje me armë zjarri në zyrën e tij.

Autoritetet e kanë identifikuar viktimën si Gaetano Alaimo, i cili u qëllua për vdekje në kulmin e një debati teksa po punonte në studion e tij.

Autori i vrasjes, 47-vjeçari Adriano Vetro, u ndalua nga karabinierët, të cilët sekuestruan edhe armën e përdorur për krimin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd