Transmetuar më 29-11-2022, 19:14

13 viruse zombie janë ringjallur. Mund të duket si titulli i një filmi, por është një realitet.

Një grup biologësh francezë kanë kryer kërkime në Siberi, duke sjellë "në jetë" bakteret e bllokuara nën ngricat e përhershme.

Virusi më i vjetër dhe më i rrezikshëm, daton 50,000 vjet më parë dhe, si të tjerët, është ende në gjendje të infektojë.

Këtë e demonstrojnë eksperimentet e kryera nga grupi ndërkombëtar i udhëhequr nga mikrobiologu Jean-Marie Alempic, i Qendrës Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore (Cnrs).

Rezultatet janë online në faqen e internetit bioRxiv, ku artikuj të ndryshëm nga komuniteti shkencor demonstrojnë se si shkrirja e akullit për shkak të ngrohjes globale mund të zgjojë mikroorganizma të panjohura dhe potencialisht të rrezikshëm.

Në territorin e Siberisë, nën shtresa të ndryshme akulli, u morën 13 mostra virusi që datojnë nga epoka e Homo Erectus. Të sjellë në laborator për t’u studiuar kanë treguar se janë ende në gjendje të infektojnë nëse vihen në kontakt me qeliza të tjera.

Ato kanë një gjenom të ndryshëm nga viruset e tjerë të njohur aktualisht. Më i rrezikshmi nga 13 viruset, është identifikuar me emrin Pandoravirus yedoma. Bakteri daton 48.500 vjet më parë dhe është një virus gjigant që infekton organizmat njëqelizorë.

Studiuesit e gjetën atë të bllokuar nën akujt e një liqeni ndërsa viruset e tjerë janë nxjerrë nga zorrët e një ujku siberian dhe gëzofi i një mamuthi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd