Transmetuar më 29-11-2022, 11:11

Shqipëria feston sot ditën e Çlirimit, teksa përkujtohen dëshmorët që kanë dhënë jetën për liri.

Si çdo vit, nostalgjikët ndaj diktatorit Enver Hoxha kanë marrë pjesë në homazhet tek Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë duke përkujtuar këtë ditë. Me parulla komuniste, shallin e pionierit në qafe dhe me foton e diktatorit Enver Hoxha, ato kanë kryer homazhe.

Kjo është një traditë që vijon prej vitesh, nga ish-anëtarë të partisë komuniste dhe mbështetës të regjimit e diktatorit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd