Transmetuar më 28-11-2022, 14:42

E trishtë! Në fshatin Kardhikaq të Finiqit, të gjithë të rinjtë dhe në tërësi forcat punëtore janë larguar. Rruga e amortizua, mungesa e ujit të pijshëm si dhe rënia e ekonomisë ka bërë që fshati të zbrazet. Në të kanë mbetur vetëm të moshuarit që nuk janë në gjendje pune.

Në kulmin e prodhimit të ullirit, në fshat nuk ka asnjë forcë punëtore. I vetmi punëtor është Florenti i cili udhëton nga Delvina për të ndihmuar banorët.

Prej 20 vitesh ai ka qenë punëtor i rregullt në këtë fshat, por sot është i vetmi që banorët e moshuar presin t’u bëjë ndonjë punë.

“Kur erdha në fillim këtu kishte lëvizje, kishte njerëz, punë kishte. Tani është degraduar çdo gjë”- thotë Florenti.

Zbrazja e fshatrave është një fenomen që po ndodh me shpejtësi. Të rinjtë largohen drej emigrimit pasi nuk shohin të ardhme në vendin e tyre, duke lënë pas prindërit e moshuar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd