Transmetuar më 28-11-2022, 14:11

Lihet i lirë me kusht 26-vjeçari shqiptar që plagosi rëndë studenten në qendër të Selanikut. Ai u la me kusht deri në përfundimin e hetimeve.

Ai ka qëndruar vetëm për disa minuta në hetuesi por nuk ka dëshmuar me detaje por e vetmja gjë që tha ishte se dëshironte që të ngushëllonte familjen. “Nuk është koha që unë të jap shpjegime” , tha ai, teksa shprehu ngushëllime për familjarët e Emmanuelës.

Shqiptari po ndiqet për veprën penale të drejtimit të automjetit të rrezikshëm me pasojë vdekjen, si dhe largimin nga vendi i ngjarjes. Vepra që i kushtojnë deri në 15 vite burg. Edhe pasagjerja 19-vjeçar i mjetit është i lirë me kusht dhe përballet me veprën penale të bashkëpunimit në drejtimin e rrezikshëm të automjetit dhe bashkëpunim në braktisjen e një aksidenti.

Sipas informacioneve, e reja ka pohuar se ishte hera e parë që hynte në makinën e të akuzuarit, e njihte pasi ishte i rregullt në lokalin ajo ku punonte por nuk ia dinte as numrin e telefonit dhe mbiemrin.

Ajo pohoi gjithashtu se i kërkoi të ndalonte menjëherë pas skenës së rrëmbimit, por ai u përpoq ta qetësonte pasi ajo ishte e frikësuar. “Sapo u kthyem në rrugën Iasonidou, i kërkova të zbriste nga makina dhe të kthehej, ai më kapi dorën dhe më tha mos u shqetëso, do ta rregulloj, më jep pak kohë,”-dëshmoi ajo.

Ndërsa prindërit e 21-vjeçares së ndjerë vendosën sot që të dhunonin organet e të bijës, duke i realizuar kështu dëshirën e saj të fundit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd