Transmetuar më 26-11-2022, 14:11

Neymar pësoi lëndim në kyçin e këmbës gjatë fitores 2-0 të “Selecaos” ndaj Serbisë, të enjten. Ylli i Paris Saint-Germain ishte në shënjestër gjatë gjithë ndeshjes, përpara se të dilte duke çaluar përfundimisht nga fusha në minutën e 80-të.

Pas lojës, imazhet e kaviljes së tij të fryrë u shpërndanë dhe rezultatet e skanimit treguan dëmtim të ligamentit. “Skanimet treguan një dëmtim të ligamentit anësor në kyçin e këmbës së djathtë të Neymar, së bashku me një ënjtje të vogël të kockave”, – tha mjeku i ekipit brazilian, Rodrigo Lasmar.

Tani raportohet se ai do të mungojë në ndeshjet kundër Zvicrës dhe Kamerunit. Pas lajmit, Neymar postoi në Instagram duke shkruar: “Krenaria dhe dashuria që ndjej për veshjen e fanellës nuk ka asnjë shpjegim.

Nëse Zoti do më jepte mundësinë të zgjidhja një vend për të lindur, ai do të ishte BRAZILI. Asgjë në jetën time nuk ishte e dhënë apo e lehtë, më është dashur gjithmonë të ndjek ëndrrat dhe qëllimet e mia. Mos ia uroni askujt të keqen, por ndihmoni ata që kanë nevojë. Sot është një nga momentet më të vështira në karrierën time…, dhe përsëri në një Kupë Bote.

Kam një lëndim, po, është i mërzitshëm, më dhemb, por jam i sigurt se do të kthehem, sepse do të bëj më të mirën për të ndihmuar vendin tim, shokët e skuadrës dhe veten time. Unë jam FËMIJË E ZOTIT dhe BESIMI im është i pafund”.

Ndërsa Neymar ssaktëson se "nëse Zoti do më jepte mundësinë të zgjidhja një vend për të lindur, do të ishte BRAZILI", shoku i tij i skuadrës beson se gabimi më i madh në karrierën e tij ishte lindja në këtë vend.

Raphinha's Instagram post on Neymar

Në një postim të jashtëzakonshëm në Instagram, Raphinha ka vënë në shënjestër brazilianët, të cilët duan që Neymar të thyejë këmbën: “Tifozët e Argjentinës e trajtojnë Messin si një zot. Tifozët e Portugalisë e trajtojnë CR7 si një mbret. Tifozët e Brazilit inkurajojnë Neymar të thyejë këmbën. Gabimi më i madh në karrierën e Ney është lindja në Brazil, ky vend nuk e meriton talentin e tij”.

Nuk dihet arsyeja pse Raphinha beson se tifozët e Brazilit duan që Neymarit t’i thyhet këmba, por është e qartë se mendon që superylli nuk adhurohet në vendin e tij ashtu siç duhet të jetë. Jemi të sigurt se qëndrimi ndaj tij do të ndryshojë nëse mund të rikthehet nga dëmtimi dhe ta çojë Brazilin drejt lavdisë së Kupës së Botës në Katar.