Transmetuar më 26-11-2022, 12:29

Një ditë më parë, partneri i Bora Zemanit, Donald Veshaj, i bëri një pyetje asaj se ku e ka varësen e dhuruar një vit më parë.

Më 6 tetor të vitit 2021, aktori i humorit ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP”, kur vendosi që t’i bënte një dhuratë moderatores së dashur për publikun.

Ata festonin 3-vjetorin e lidhjes, e për këtë arsye Donaldi vendosi brenda një kutie me ëmbëlsirë varësen e tij dhe e hodhi përtej murit. Dhurata shkoi në duart e Borës, e cila nuk ngurroi që ta tregonte për publikun.

Ajo e vendosi menjëherë në qafë, e madje u uroi fansave të saj një fundjavë të bukur me një foto ku tregonte se kishte varësen. Por ajo e hoqi kur Veshaj u lidh me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Tashmë që Bora dhe Donaldi janë rikthyer sërish bashkë, aktori ka pyetur publikisht moderatoren se ku e ka varësen. Ai ka postuar në “Instastory” një foto të Zemanit ku ka varësen në qafë dhe e pyet: “Ku është kjo?”.

Bora ka vendosur që t’i kthejë përgjigje po publikisht dhe i shkruan:

“Nuk ta jap më, kot interesohesh!”.