Transmetuar më 24-11-2022, 14:07

Ndër lajmet e mrekullueshme të ekspeditës spanjolle në Katar është edhe Luis Enrique… në një version "streamer". Trajneri i kombëtares iberike ka marrë një angazhim dhe si gjithmonë e respekton shumë seriozisht: të transmetojë drejtpërdrejt çdo ditë nga Gjiri Persik, në të cilin t’i flasë kombit, por edhe t’iu përgjigjet tifozëve që e dëgjojnë dhe i shkruajnë atij.

Interesi për këto konferenca "virtuale" është gjithmonë i lartë, sepse ish-trajneri i Barcelonës dhe Romës është një figurë veçanërisht e diskutueshme në shtëpi, mes thirrjeve jo shumë përbashkuese dhe një qëndrimi që disave nuk iu pëlqen. Por ky… Luis Enrique i ri është në gjendje të bëjë shaka edhe para publikut, siç dëshmon edhe përgjigjja e një prej pyetjeve të fansave…

Shumë donin të dinin se kush ishte “përfaqësuesi” i Luis-it në fushë. Pyetje veçanërisht legjitime, sepse çdo trajner ka një lojtar që, nga karizma ose nga treguesi i drejtpërdrejtë se kush është në stol, vepron pak si trajner në fushë. Cilin zgjodhi trajneri spanjoll? Ja përgjigja e tij: "Kjo është një pyetje shumë e lehtë, është Ferran Torres".

Për të shtuar më pas: “Përndryshe, vajza ime do të ma heqë kokën”. Po, sepse sulmuesi i Barcelonës prej disa kohësh është në lidhje me Sirën, vajzën e trajnerit iberik. Dhe kjo marrëdhënie mund të jetë edhe arsyeja pse Ferran Torres u largua nga Manchester City (dhe Pep Guardiola) për t’u rikthyer në Spanjë, ku sigurisht mund të ishte më afër partneres dhe gjithashtu më lehtë vihej re nga vjehrri i tij.

Po çfarë mendon futbollisti për këtë “investim” dhe për situatën e tij të paktën të veçantë? Siç raporton "Daily Mail", kjo pyetje iu drejtua edhe Ferran Torres. Megjithatë, ai ka shpjeguar se pyetja nuk i krijon presion: “Aspak, të gjithë e dimë që trajnerit i pëlqen të bëjë shaka dhe kjo ishte thjesht një shaka gjatë transmetimit të tij direkt”.

Megjithatë, fakti mbetet se mund të jetë e vështirë të ndash marrëdhënien personale dhe atë të punës. Por edhe në këtë rast, lojtari i Barçës nuk sheh probleme: "Trajneri dhe unë e dimë shumë mirë kur bëhet fjalë për familjen dhe kur jemi në raportin lojtar-trajner. Mendoj se sillemi në mënyrë natyrale dhe shkojmë mirë".

Sigurisht që kjo përgjigje e Luis Enrique është një asist i mirë për kritikët e tij. Dhe mund të betohemi që, nëse gjërat shkojnë keq për Spanjën, shumë do të jenë gati të fajësojnë trajnerin dhe… dhëndrin e tij.