
Fier- Rrihet nga pala kundërshtare avokati në Fier. Një gjyq për çështje pronësie ka përfunduar me rrahjen e një avokati në gjykatën e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur sot pranë gjykatë në përfundim të një seance gjyqësore.
Palët në konflikt janë përplasur fizikisht me njeri-tjetrin duke goditur me grushte e shkelma, ndërsa kësaj nuk i ka shpëtuar edhe avokati i njërës prej palëve.
Mësohet se ky i fundit është dhunuar gjithashtu gjatë këtij sherri.
Policia informon se rreth orës 12:40, në ambientet e jashtme të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, janë konfliktuar dhe janë goditur me grushte Jovan Vasili, 70 vjeç, Ilir Vasili, 32 vjeç dhe Erjon Syziu, 37 vjeç (37-vjeçari me profesion avokat).
Jovan Vasili dhe Erjon Syziu kanë shkuar në spital, për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, ndërsa Ilir Vasili, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.