Transmetuar më 24-11-2022, 13:43

Georgina Rodriguez larg familjes së Cristiano Ronaldos. Kjo është ajo që doli nga programi televiziv spanjoll “Fiesta”. “Nëna e Cristiano-s ka qenë gjithmonë një vjehëra shumë e ndërlikuar për të gjitha ish-të dashurat e djalit të saj, por Georgina nuk ka ndërmend ta lërë të ecë mbi kokën e saj.

Ajo nuk dëshiron që mamaja e CR7 të përzihet në punët e saj personale, në gjërat e familjes dhe shtëpisë së saj”, – tha gazetarja Marisa Martín Blázquez, duke siguruar se marrëdhënia mes vjehrrës dhe nuses për momentin nuk është më e mira.

Sipas thashethemeve të fundit, Maria Dolores do të ishte mjaft ndërhyrëse dhe disa nga sjelljet e saj do ta kishin mërzitur modelen dhe influencuesen 27-vjeçare. Në këtë drejtim, duket se Rodriguez dhe fëmijët e saj do t’i kalojnë Krishtlindjet larg nënës dhe vëllezërve të CR7.

Veç konflikteve me vjehrrën, Georgina Rodriguez në periudhën e fundit ka pasur probleme edhe me kunatën Elma, motrën e madhe të Cristiano Ronaldos. Gruaja, e cila është aktive në botën e modës, ftoi modelen dhe prezantuesen portugeze Merche Romero, të dashurën e parë të sulmuesit, në edicionin e fundit të “Madeira Fashion Designer”.

Një ftesë që u bë pak javë pas vdekjes së djalit të Cristiano dhe Georgina dhe ky vendim nuk i ka pëlqyer Rodriguez. Më pas një fjali e shqiptuar nga Elma për kanalin portugez TVI bëri bujë: "Të gjithë janë të shqetësuar nëse më pëlqen apo jo Gio. Unë i dua të gjithë, edhe ata që nuk më duan".