Transmetuar më 24-11-2022, 13:26

Rudiger e ka bërë sërish. Me Gjermaninë përpara Japonisë, ish-mbrojtësi i Romës, tashmë pjesë e Real Madridit, filloi të vraponte pa arsye me një lëvizje të ekzagjeruartë këmbëve lart për të larguar topin.

Më pas kamerat e filmuan atë me një buzëqeshje të pandershme ndaj Asano, i cili po vraponte me të në përpjekje për të kapur “sferën”. Një gjest i keq ndaj një kundërshtari, i cili më pas e ndëshkoi.

Japonia mundi Gjermaninë me përmbysje dhe Asano shënoi golin e fitores. Sipas asaj që u rindërtua nga prestigjiozja spanjolle “Marca”, nuk do të ishte hera e parë që mbrojtësi e improvizon këtë gjest të pakuptimtë.

Megjithatë, këtë herë u ndëshkua keq dhe pas disfatës mori kritika të shumta nga rrjetet sociale, të cilat nxorën në pah gjestin e tij josportiv.