
Japoni e pabesueshme jo vetëm për fitoren në fushë ndaj Gjermanisë, në ndeshjen e parë të këtij Botërori për të dyja skuadrat në fjalë. Tifozët u dalluan për pastrimin e tribunave pas ndeshjes dhe festimin e fitores.
Pamjet shumë shpejt bënë xhiron e botës duke lënë pa fjalë njerëzit. Por kjo nuk është e gjitha. Në fakt edhe skuadra japoneze u largua me nder nga dhomat e zhveshjes, pas një superfestimi për fitoren ndaj gjermanëve (2-1).
After their shocking win against Germany, Japan fans stayed after the match to clean up the stadium.
Respect ❤️👏 @ESPNFC pic.twitter.com/ocDtsyXXXB
— ESPN (@espn) November 23, 2022
Në fakt, kjo nuk është asgjë e re, sepse kombëtarja e Japonisë tashmë na ka mësuar me gjëra të tilla, por këtë herë lojtarët kanë tejkaluar veten. Përveçse kishin lënë gjithçka të rregullt dhe të pastër në dhomën e zhveshjes, ku u harbuan me të drejtë nga gëzimi i fitores, në tryezë pastruesit e stadiumit gjetën “vinça origami” letre.
Në Japoni, “vinçi” konsiderohet simbol i shumë gjërave të mira, si lumturia, paqja dhe jeta e gjatë. “Vinçat” në këtë rast ishin kompozime të bëra duke palosur fletët e letrës me shumë mjeshtëri. Dhe kështu u shfaqën në tavolinën në qendër të dhomës së zhveshjes së japonisë, si një tufë "vogëlushësh” me "nënën" e tyre në qendër.
After an historic victory against Germany at the #FIFAWorldCup on Match Day 4, Japan fans cleaned up their rubbish in the stadium, whilst the @jfa_samuraiblue left their changing room at Khalifa International Stadium like this. Spotless.
Domo Arigato.👏🇯🇵 pic.twitter.com/NuAQ2xrwSI
— FIFA.com (@FIFAcom) November 23, 2022
Gjesti i lojtarëve japonezë arriti shumë shpejt në veshët e FIFA-s, e cila donte ta nderonte Nagatomon dhe shokët e tij duke publikuar një shënim në profilin e tyre zyrtar në Tëitter:
“Pas një fitoreje historike kundër Gjermanisë, në ditën e katërt të Kupës së Botës, tifozët japonezë pastruan mbeturinat në stadium, ndërsa lojtarët u larguan nga dhoma e zhveshjes së ‘Khalifa International Stadium’ të papërlyer. Domo Arigato (faleminderit, në japonisht)".
Alucinante lo de Japón. Después de ganar a Alemania por 1-2 con una remontada incluida, los jugadores japoneses recogieron el vestuario hasta dejarlo así de limpio.
"Muchas gracias", escribieron en una nota. Ejemplar. pic.twitter.com/rGOCPhTWDB
— Albert Ortega (@AlbertOrtegaES1) November 23, 2022