Transmetuar më 24-11-2022, 11:42

ELBASAN- E trishtë në Elbasan. Dashamira Dokle 60 vjeç është gjendur e pajetë në banesën e saj në lagjen ‘Kala’ në këtë qytet.

60- vjeçarja jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe prej koh%sh lutej për ndihmë. Madje ajoi apeloi edhe në media që ta ndihmonin, por askush se dëgjoi.

Shtëpia, ku prej vitesh 60- vjeçarja jetonte ishte e rrënuar dhe e shkatërruar nga tërmeti, ndërsa autoritetet nuk i kanë dhënë asnjë ndihmë për të përballuar kushtet e mjerueshme në të cilën jetonte.

Policia u njoftua nga mbesa e të ndjerës.

Pritet që ekspertiza mjekoligjore të zbulojë, shkakun e vdekjes së 60- vjeçares.