Transmetuar më 24-11-2022, 11:04

Tiranë- Debate të ashpra në Kuvend- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se është i përfshirë në një çështje shumë të rëndë, pas akuzave të Ardian Çapes se ka qenë një politikan "Taulant" në dosjet e avokatit Ravik Gurra, përpara se të vritej.

Në seancën e sotme, Berisha tha se Balla duhet të lëshojë imunitetin dhe të përballet në prokurori me akuzat. Në përgjigje, deputeti socialist kërkoi që Kuvendi të marrë masë për Berishën dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla i përcaktoi vërejtje. Berisha e quajti edhe Pandeli Majkon ‘kone’ që i doli në mbrojtje Ballës duke folur nga vendi pa mikrofon.

Debatet në Kuvend:

Sali Berisha: Je akuzuar për vrasje, shko përballu me akuzat, je i akuzuar për vrasje, është hera e dytë që akuzohesh për porosi vrasjesh. Mos përdor imunitetin, shko dhe jep llogari. Nuk e lan dot me asgjë porosinë për vrasjen e Ravik Gurrës.

Taulant Balla: Kërkoj masë përjashtimi, kërkoj masë.

Sali Berisha: Shko në Prokurori, je i akuzuar për vrasje

Albana Vokshi: Jepi fjalën, ose nuk ikim.

Edmond Spaho: Ose jepi fjalën ose na përjashtona të gjithëve,. parlament pa opozitë nuk ka.

Sali Berisha: Unë përfaqësoj këtu shqiptarët, nëse ju nuk respektoni të drejtat tona, ne do të fitojmë betejën tonë. Mos ikni nga salla, këta kërkojnë të vënë censurën, ky është akt vjedhjeje. Nuk dua ti jap përgjigje atij që është i akuzuar për vrasje. ça thotë ai mo ça thotë, avokati i Taulantit, o kone.

Sali Berisha: Si e ka emrin ai? Si e ka emrin ai? (E ka fjalën për Shalsin)

Flamur Noka: Kone, kone. O kone

Sali Berisha: Shalsi sa apartamente ke humbur? Sa humbe herën e parë? Po i kompenson tani ato? Kjo është frika që ju keni nga fjala e vërtetë sepse jeni të kavërdisur nga vjedhjet e mashtrimet, sot po kryeni krimin më të madh në histori, bëni avokat një njeri që porosit vrasje si ai.

Sali Berisha: Kush është kjo, kush është kjo.

Flamur Noka: Blerina

Sali Berisha: Blerina, moj Blerina. Nuk kam nevojë për minutat e askujt, kam nevojë për rregulloren, sepse ky frikacak ka frikë nga fjala dhe kërkon të na heqë të drejtën e fjalës. I duket helm e shigjeta fjala. Kjo nuk pranohet më kurrë, ose zbatoni rregullore, ose ne do të rrimë këtu non-stop. O Shalsi më thuaj pak sa apartamente të morën, 8 të vodhën, tetë apartamente të morën kur ishe në bashki.

Flamur Noka: O Mond dil e fol, dil e fol ti…