Transmetuar më 24-11-2022, 09:09

SHBA- Momente mjaft prekëse për një nënë në SHBA.

Në vitin 2018, vajza 20-vjeçare e Amberit vdiq nga komplikimet e astmës dhe familja vendosi të dhuronte zemrën e saj për një transplant. Katër vjet më vonë nëna e saj takoi Tomin në Çikago, duke mbajtur një stetoskop. Ajo e vendosi atë në gjoksin e Tomit dhe dëgjoi rrahjen e zemrës së vajzës së saj.

“Është si të përqafoj sërish vajzën time ”, tha Amber duke përqafuar 68-vjeçarin. “Si nënë, të dëgjosh zemrën e fëmijës tim është një gjë e mahnitshme ”, shtoi ajo. Johnson i shkroi një letër Morganit në vitin 2019, një vit pas transplantimit në një spital të Çikagos.

Ai donte të shprehte mirënjohjen e tij për vendimin e familjes për të dhuruar zemrën e vajzës së tyre. “ Është një bekim i madh për mua të njoh Amberin. Lutesha çdo natë që kjo të ndodhte. I jam referuar gjithmonë donatorit tim dhe tani i kam detajet. Është e pabesueshme, nuk kam fjalë ”, tha Johnson.