
Gazetarja e njohur ka zbuluar së fundmi se do t’i japë fund beqarisë. Mjaftoi kjo deklaratë e papritur e saj që Ardit Gjebrea ta ngacmonte dhe t’i ‘rrëmbente’ konfirmimin se gazetarja do të martohet korrikun e ardshëm.
Pjesë nga biseda:
Kozeta: Dhe që unë mos të dukem si gjithmonë besnike e mendimeve të mia, pavarësisht se ose nuk kam rënë në dashuri që nuk më vjen kjo dashuria kaq e madhe sa i vjen Anxhelës, ose…
Ardit: Si nuk ke rënë në dashuri? Më fal pak, a kemi dasmë në korrik?
Kozeta: E kemi.
Ardit: Deklaruam një të re për Kozeta Kurtin! U desh të dilte sonte që në korrik do kemi dasmë!
Anxhela Faber: Mirë që e thashë unë atë deklaratën e dashurisë, se s’do e kishim marrë vesh.
Ardit: Dhe nuk është thënë asnjëherë, mezi prisja ta thosha. Jeshile për dasmën, më falni.