Transmetuar më 23-11-2022, 16:47
![](https://noa.al/newsImages/2022/11/Capture-197.jpg)
Një ngjarje e rëndë është shënuar një ditë më parë në Greqi, ku një studente 21-vjeçare është përplasur nga një automjet.
Mediat greke shkruajnë se shoferi ka qenë një 30-vjeçar shqiptar, i skeduar më parë nga policia për drogë, ndërsa pas aksidentit ai e ka lënë të renë në rrugë.
Në momentin e aksidenti ai ka qenë në makinë me një vajzë, ndërsa më pas e ka braktisur mjetin. Sakaq, policia mbetet në kërkim të tij, ndërsa studentja greke është në luftë me jetën pas plagëve të rënda që mori.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd