Olivier Giroud po hyn gjithnjë e më shumë në “kupën qiellore” të futbollit francez. Falë dopietës së mbrëmshme të tij kundër Australisë, sulmuesi në pronësi të Milanit u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Francës, së bashku me Thierry Henry.
51 gola në 115 paraqitje për sulmuesin e lindur më 1986, ylli absolut i ndeshjes hapëse që i pa kampionët e botës në fuqi të përmbysin dhe dominojnë Australinë në ditën e parë të fazës së grupeve në Katar.
Ish-lojtari i Arsenalit dhe i Chelsea, në rezultatin 1-1, vulosi golin e parakalimit duke finalizuar asistin e Rabiot me një goditje të rehatshme, me rrjetën bosh.
Megjithatë, në pjesën e dytë, pasi preku një tjetër kryevepër me akrobaci, ai kompletoi dopietën personale, gjithmonë me kokë, duke “fluturuar” në zemër të zonës kundërshtare dhe kthyer në gol krosimin e Mbappé.
51 – Olivier Giroud ha segnato il suo 51º gol con la maglia della Francia, eguagliando Thierry Henry come miglior marcatore nella storia dei Bleus. Olimpo. #FRAAUS https://t.co/0f2Rj1z5MA
— OptaPaolo 🏆 (@OptaPaolo) November 22, 2022
Në moshën 36 vjeç e 53 ditë, si dhe duke marrë fronin e sulmuesit në “Maglia Bleus”, Giroud u bë lojtari i dytë më i vjetër që shënon dy herë në një ndeshje të Kupës së Botës. Përpara tij mbetet vetëm Roger Milla, që me Kamerunin në “Italia 90” e përsëriti këtë rezultat në moshën 38 vjeç e 34 ditë.
Për Giroud, këta janë respektivisht goli i dytë dhe i tretë në fazën finale të kampionatit botëror. I mbetur “thatë” në “Rusia 2018”, vula e tij e vetme në turneun final daton në “Brazil 2014”, kur emri i tij përfundoi në tabelën e rezultatit Zvicër-Francë.
Në minutën e 89-të, Didier Deschamps i rezervoi një ovacion të merituar, duke e tërhequr në stol dhe futur në vend të tij Marcus Thuram.