Transmetuar më 22-11-2022, 10:43

Itali- Kamuflohen si endacakë, por janë bandë grabitësish.

Një shqiptar është plagosur në Brescia. ‘Quibrescia’ raporton se shqiptari u fut në një lokal me këmbë të përgjakur duke kërkuar ndihmë nga kalimtarët. Ai pretendoi se ishte sulmuar duke shkuar për në shtëpi.

Burri u shpëtua dhe u dërgua në ambulancë për trajtim. Ai nuk është në gjendje të rëndë dhe do të qëndrojë në spital edhe për disa ditë.

Sipas versionit të dhënë nga 50-vjeçari, teksa ishte ulur në një tavolinë në lokalin pranë stacionit të autobusëve, në afërsi të Piazzale Boldini, vuri re një grup endacakësh mes të cilëve kishte njohur autorët e një vjedhje në shtëpinë e një të afërmi të tij. Ai iu afrua dhe sipas shqiptarit, endacakët e plagosën.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e vërtetë të plagosjes së shqiptarit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd