Transmetuar më 22-11-2022, 10:09

Fier- Aksident në Fier.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", në afërsi të fshatit Gorishovë.

E. B., 38 vjeç, banues në Drizë, Fier, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar pasagjerja U. B., 68 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.