Transmetuar më 21-11-2022, 22:19

KORÇË- Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kuç të Zi ndërsa sipas policisë ka vetëm dëme materiale.

Në momentin e zjarrit brenda banesës kanë qenë një çift të moshuarish të verbër, por që nuk kanë pësuar lëndime pasi i kanë shpëtuar banorët. Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendngjarje.