Transmetuar më 21-11-2022, 20:36

Vlorë- Aksident në Vlorë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Omonies.

Një automjet tip “Benz” me drejtues V. B., është përplasur me një automjet tip “Audi” me drejtues E. R. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit si dhe një pasagjer në automjetin “Audi”, A. C., të cilët ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.