
Dy dopieta, penalltia e parë e Botërorit të Katarit, fitore tenistike, që vështirë të përsëritet më në këtë kompeticion. Plot 8 gola në ndeshjen Angli-Iran, çka dëshmon hendekun e madh mes dy kombëtareve. Fitorja e “Tre Luanëve” (6-2) ndaj kombëtares së drejtuar nga Carlos Queiroz është e bujshme dhe shërben si sinjal i qartë për rivalët.
Nënkampionët e Europës janë shfaqur të frikshëm, gati për t’i luajtur të gjitha kartat deri në fund. Kronika e ndeshjes ishte kjo: Ndeshja nisi e fortë, me protesta qysh në minutën e 3-të, kur Maguire përfundoi në tokë, në zonën e portës së Iranit, pas kontaktit me një kundërshtar. Kryesori Claus vazhdoi lojën pas një kontrolli të heshtur të VAR-it. Në minutën e 32-të ishte mundësi e artë shënimi për Maguire, i cili u përpoq në çdo mënyrë të rikthehet në koret e mira të tifozëve anglezë.
Megjithatë, traversa qëndroi mes kapitenit të “Djajve të Kuq” dhe “rrjetës”. Duhej të vinte minuta e 35-të që rezultati të zhbllokohej. Anglia kaloi në avantazh me golin e Belingham. “Tre Luanët” hapin serinë e “rrjetave”, ndërsa Jude Bellingham realizoi golin e parë për kombëtaren e parë angleze, vetëm 19 vjeç. Në 43’ është Saka, ai që dyfishoi shifrat. Gol i mrekullueshëm, falë një asisti të Maguire.
Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë (45’+1), “trisi” anglez kompletohet nga Sterling. 14 minuta të shtuara nga arbitri kryesor për shkak të vonesave nuk ndryshojnë gjë tjetër në rezultatin 3-0. Pjesa e dytë kthehet në formalitet për Anglinë.
Pjesa e dytë nis me një frikë për Anglinë. Harry Kane plandoset përtokë dhe vuan pas një ndërhyrjeje të vështirë nga pas të Pouraliganji. Falë asistencës së stafit mjekësor, kapiteni i “Tre Luanëve” mundi të vazhdonte. Mbrojtësi iranian mori kartonin e verdhë.
https://www.youtube.com/watch?v=xMk7kxuW6MA
Minuta e 62-të, Anglia realizoi golin e katërt. Është sërish Saka, ai që tund rrjetën e iranianëve, duke kompletuar dopietën e tij personale. Nuk vonon shumë dhe përgjigjet Taremi për Iranin, teksa godet mes dy qendërmbrojtësve anglezë, trondit traun e Pickford fillimisht dhe pastaj topi kalon në rrjetë. Ky ishte goli i nderit për kombëtaren e drejtuar nga Carlos Queiroz.
Minuta e 71-të sjell golin e gjashtë të ndeshjes. Ndëshkojnë sërish anglezët, që e dërgojnë epërsinë e tyre në 5-1. Kësaj here është Rashford, ai që shënon golin e tij të parë në “Katar 2022”, i asistuar nga kapiteni Harry Kane. Në fakt, sulmuesi i Manchester United kishte vetëm një minutë në fushë, teksa hyri në vendin e autorit të dy golave, Saka.
Marcus Rashford shënoi vetëm 49 sekonda pasi hyri në fushë për Anglinë. Ky ishte goli i tretë më i shpejtë nga një zëvendësues në historinë e Kupës së Botës. Minutat e mbetura ishin më të qeta, me "Tre Luanët" të ngopur tashmë, edhe pse nuk ishte i këtij mendimi Grealish, i cili 6-fishoi rezultatin në minutën e 90-të, pas një asisti të C.Ëilson.
Nga ana e tij, Irani duket se nuk ka këllqe për më shumë, mezi priste vërshëllimën finale, që të mos turpërohej më tej, edhe pse ky rezultat është i denjë për tenis ndoshta, jo futboll, aq më tepër finalet e Kupës së Botës.
Minuta e 12-të e kohës shtesë (90+12′) sjell penalltinë e parë në këtë Botëror, që akordohet në favor të Iranit. Nga pika e bardhë ekzekutoi Taremi, duke e vulosur disfatën e të tijve me shifrat 6-2. Dy dopieta në këtë sfidë, nga Saka për ishullorët dhe Taremi për iranianët.
Minuta e 12-të e kohës shtesë sjell penalltinë e parë në këtë Botëror, që akordohet në favor të Iranit. Nga pika e bardhë ekzekutoi Taremi, duke e vulosur disfatën e të tijve me shifrat 6-2. Dy dopieta në këtë sfidë, nga Saka për ishullorët dhe Taremi për iranianët.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





