Transmetuar më 21-11-2022, 14:42

Shkodër- Një tragjedi e vërtetë ndodhi një ditë më parë në Malësinë e Madhe. Babë e bir humbën jetën pasi dallga e ujit i mori përpara.

Pjetër e Jason Rushaj u morën nga rrjedha e fortë e “Përroit të Thatë” në Bogë.

Babai me dy fëmijët ishin nisur në mal për të parë shtëpizat e ndërtuara, kur i mori rryma e ujit.

Pasi shpëtoi vajzën, Pjetër Rushaj u fut dhe nxori edhe të birin. Por pikërisht në këtë moment vjen një dallgë e madhe dhe ia merr nga duart djalin.

Pjetri hidhet në ujë për ta shpëtuar, por mbytet edhe ai.

Së fundmi një reagim për këtë humbje të madhe ka ardhur nga familja Rushaj, të cilët shprehen se varrimi do të bëhet ditën e nesërme në orën 14:00.

“ME HIDHERIM TE THELLE LAJMEROJME VDEKJEN E PARAKOHSHME TE BABES TON PJETER GJOK RUSHAJ DHE VELLAUN TON JASON PJETER RUSHAJ.

VARRIMI BAHET ME 22 NANOR, ORA 14:00 TEK VARREZAT KATOLIKE SHKODER.

PRITJA DHE RESPEKTI MORTOR BAHET TE QENDRA FUNERALE ORLANDO.” shkruan vajza.