Transmetuar më 20-11-2022, 23:36

Shijak/Durrës- Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi vdekjen e një 40-vjeçari mbrëmjen e sotme në Durrës.

Ngjarja ndodhi në fshatin Pjezë, Shijak, te Arena Karting Albania.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, kanë bërë arrestimin e F. A., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Pjezë, Shijak, te Arena Karting Albania, gjatë garave me mjete sportive, F. A., duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. M., 39 vjeç. Si pasojë e përplasjes, A. M., ka humbur jetën.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd