Transmetuar më 20-11-2022, 20:50

TIRANË- Nuk kanë ndërmend të ndalen hakerat iranianë.

Këtë radhë ata janë zhvendosur në zyrën e Policisë së Shtetit dhe këtë herë kanë publikuar të gjitha të dhënat personale të kryepolicit, Muhamet Rrumbullaku. Në dosjen me 7 faqe prej 836 K shihen të gjitha pasaportat e ndërruara nga Rrumbullaku si dhe të dhënat e anëatrëve të familjes së tij. Por, iranianët nuk janë janë ndaluar me kaq.

Ata kanë publikuar edhe hyrje-daljet e kreut të Policisë së Shtetit, përfshirë dhe fluturimet, katër prej të cilave Rrumbullaku rezulton t’i ketë kryer me çarter. Dosja.al ka të gjithë dosjen, por nuk do ta bëjë atë publike për arsye privatësie. Rrumbullaku është drejtori i dytë i PSH-së që ‘zhbirohet’ nga hakerat, pas Gledis Nanos, me të cilin iranianët nisën dhe sulmet e para.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd