Transmetuar më 20-11-2022, 16:13

KRUJË- Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Fushë-Krujë, në afërsi të Thumanës. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga aksidenti, ndërs paraprakisht shkak dyshohet të jenë bërë moti i keq dhe reshjet intensive në këtë zonë. Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar për të zbardhur detaje nga vendi i ngjarjes

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd