Transmetuar më 19-11-2022, 14:26

Shkodër- Goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, drejt Malit të Zi.

Sekuestrohen 3 çanta të mbushura me pako me lëndë narkotike cannabis sativa.

Vihen në pranga 3 shtetasit që tentuan ta trafikonin lëndën narkotike drejt Malit të Zi.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R. M., 24 vjeç (drejtuesi i automjetit), R. M., 28 vjeç dhe O. S., 21 vjeç, të tre banues në Bajzë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 21.5 kg kanabis, automjeti me të cilin po transportohej lënda narkotike dhe 3 aparate celulare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd