Transmetuar më 19-11-2022, 09:49

Ekstradohet drejt Shqipërisë shqiptari i kërkuar Sajmir Hysenbelliu.

Sipas mediave vendase, Hysenbelliu i shpallur në kërkim nga Shqipëria për trafik të qenieve njerëzore është arrestuar në Republikën Domenikane dhe është ekstraduar drejt vendit tonë.

“Dega e Ekzekutivit nxori sot dekretet 682-22, 683-22 dhe 684-22, përmes të cilave urdhëroi ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të Dawin Brito, alias Darwin Brito ose Brito Darwin dhe Johnny Israel Ramos Castillo, Domenikanë; dhe shtetasit shqiptar Sajmir Hysenbelliu, në Republikën e Shqipërisë , për vepra të ndryshme penale”.

Hysenbelliu ishte në kërkim pas goditjes së një grupi trafikantësh që dërgonin njerëz ilegalisht kundrejt përfitimeve drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Anglisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd