Transmetuar më 19-11-2022, 09:28

Iu dogj makina para shtëpisë, biznesmeni: Nuk kam konflikte me askënd! Hetimet të zbardhin ngjarjen

LEZHË- Biznesmeni Ndue Pjetraj (Noshi) makina e të cilit u dogj në orët e para të mëngjesit është shprehur se në fillim ka dëgjuar një shpërthim dhe më pas ka parë makinën që shkrumbohej nga flakët jashtë oborrit. Pjetraj shprehet se nuk ka konflikte në njeri teksa shton se zbardhjen e ngjarjes e ka lënë në dotë të Policisë.

Biznesmeni tha se kamerat e shtëpisë nuk kanë qenë në punë psi kishin pësuar një defekt dhe i kishte çuar për t’i riparuar. Ai shton se menjëherë ka lajmëruar Policinë teksa dyshon se kjo mund të jetë një zjarrvënie e qëllimshme.

"Rreth orës 4 pa 10 diçka e tillë isha në gjumë, kur kam dëgjuar një shpërthim të mbytur. Kam dalë në ballkon e kam parë makinën duke e djegur. Në moment kam lajmëruar policinë. Erdhi policia dhe zjarrfikësja dhe bën procedurat e veta. Nuk kam asnjë konflikt me askënd, të gjithë që më njohin e dinë që nuk jam i problemeve. Unë merrem me biznes në fushën e hidrokarbureve. Shteti bën punën e vet. Mund të jetë dhe zjarrvënie e qëllimshme, mund të ketë marrë dhe vetë. Atë mund ta nxjerrë vetëm hetimi. Kamerat nuk kanë punuar, DVR ka pas probleme dhe e kam çuar për ta riparuar”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd