Transmetuar më 18-11-2022, 19:48

Një 29-vjeçar me origjinë shqiptare dhe gruaja e tij kanë rënë në prangat e policisë italiane, këtë të premte.

Mediet vendase raportojnë se çift akuzohet për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Burrë e grua u arrestuan nga autoritetet italiane teksa po udhëtonin me mjetin e tyre tip “Volkswagen Polo”. Në mjet ndodhet edhe fëmija i çiftit, 10-muajsh.

Gjatë kontrolleve të kryera në banesën dhe mjetin e shqiptarit nga policia efektivët e policisë sekuestruan 30 mijë euro cash të përfituara nga shitja e drogës dhe 9 kilogramë heroinë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd