Transmetuar më 18-11-2022, 13:44

“Prej disa kohësh tashmë, meshkujt janë feminizuar”,-e nis podcastin e saj, gazetarja e Fox News Jedediah Bila.

Ajo thotë se meshkujt janë bërë të brishtë si një projeksion i shoqërisë.

Ndër të tjera Bila thotë se nëse kërkon revolucion, të parë që e nisin janë meshkujt e fortë dhe kjo është arsyeja pse kohët e fundit atyre u është thënë të qëndrojnë të urtë duke bërë kështu të humbin karakteristikat mashkullore.

Ajo nënkupton se roli i femrës në shoqëri ka marrë atë të mashkullit, në mënyrë që populli të jetë i nënshtruar.

“Femrave i është thënë nga shoqëria që të bëhen më të forta e të mos kenë nevojë për një mashkull. Shko rritu në karrierë! Puno 9 me 5! Shko në palestër!

Djemtë po marrin mesazhin që të rrinë urtë dhe të mos flasin në shkollë sepse flasin vajzat për ta. Ata kanë folur shumë në jetë, le të ngrihen vajzat në podium e të flasin. Meshkujt kanë marrë mesazhin se po të jenë burrërorë, është diçka toksike dhe ata janë feminizuar disi.

Mendoj se kjo është diçka e projektuar. S’mund ta shkatërrosh një shoqëri nëse nuk shënjestron më parë burrat e fortë. Sepse nëse duhet të ndodhë një rebelim, ata janë grupi i njerëzve që ngrihen!”,-ka deklaruar ajo.