
Itali- Ngjarje me emigrantë shqiptarë që vdesin në punë e sipër, ka ndodhur sërish në Itali, ndërron jetë në vendin e punës një punëtor në moshë ende të re.
Rasti u regjistrua në komunën Montecatini Val di Cecina në qytetin e Pizës.
Një shtetas shqiptar 38 vjeç i cili po punonte në një vilë është rrëzuar nga shkallët dhe ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ponteginori, brenda pronës Mocajo, një rezidencë e shekullit të tetëmbëdhjetë e shndërruar në një hotel luksoz.
Trupi i pajetë i emigrantit të ndjerë u gjet në këmbët e një shkalle.
Karabinierët shkuan në mjediset e kompanisë Volterra (Pisa). Ata po hetojnë në vend dhe po përpiqen të rindërtojnë dinamikën e ngjarjes.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





