Transmetuar më 18-11-2022, 10:05

Aktorja e famshme, Maisie Smith, është përballur me kritika të ashpra pasi është parë duke bërë një video telefonatë me të dashurin e saj, Max George teksa po ngiste makinën e saj.

“The Sun” shkruan se aktorja 21-vjeçare u pa në timonin e makinës së saj teksa mbante telefonin në njërën dorë dhe bisedonte.

Përveç kritikave për shkak se ka qenë e papërgjegjshme, aktorja përballet me heqje patente dhe me një gjobë prej 1 mijë paundësh nëse dënohet.

Një dëshmitar tha për median britanike se Maisie kishte bërë pazar në një market ndërsa bisedonte me partnerin e saj përpara se të kthehej në makinën e saj.