Transmetuar më 18-11-2022, 08:20

Edicioni i 22-të i Kupës së Botës, i pari në histori që do të zhvillohet midis muajve nëntor dhe dhjetor, do të shohë shumë nga yjet më të vlerësuar në botën e futbollit të garojnë në fushë. Përveç disa përjashtimeve, nga norvegjezi Haaland tek egjiptiani Salah, vetëm për të përmendur disa, do të ketë shumë lojtarë kryesorë të angazhuar në Katar, me synimin për të arritur sa më shumë në këtë kompeticion.

Ka disa që e nisin si favoritë, nga Kylian Mbappè te Lionel Messi, duke kaluar përmes Neymar, ndërsa për të tjerët do të jetë më e ndërlikuar të arrijnë deri në fund të Botërorit. Mes këtyre Robert Lewandowski ose Sadio Manè, sigurisht protagonistë, por në vlerë më modeste se ajo e konkurrentëve të tyre.

E sigurt është se lojtarët më të paguar në planet do të garojnë në Katar, me rroga marramendëse në klubet e ndryshme ku bëjnë pjesë. Por kush janë ata që fitojnë më shumë? Për të hartuar këtë renditje, “Calcio & Finanza” ka marrë në konsideratë pagat bruto, për të shmangur që llogaria e pagës neto të kthehet në vlerë të shkallëzuar dhe në varësi të taksimit të aplikuar në vendet individuale.

Lojtari më i paguar është Kylian Mbappè, i cili falë rinovimit të nënshkruar verën e kaluar me PSG-në ka siguruar një marrëveshje me vlerë 72 milionë euro bruto në sezon. Shifra, tashmë monstruoze në vetvete, nuk merr parasysh bonusin e nënshkrimit për të rinovuar kontratën e tij me klubin parizien.

Podiumi është i gjithë i markës PSG, që nga momenti kur argjentinasi Lionel Messi pozicionohet pas sulmuesit të lindur më 1998. Argjentinasi ka fiton mbi 63 milionë euro bruto në sezon. Në vend të tretë është braziliani Neymar, i cili mburret me një marrëveshje mbi 56 milionë euro në sezon. “Tre tenorët” distancohen ndjeshëm nga vendi i katërt, i zënë nga Frenkie de Jong, në lartësinë e 37.5 milionë eurove. Sergio Busquets mbyll top 5-shen me 37 milionë euro.

*Shumat në miliona euro; *paga e reduktuar me 25% për shkak të moskualifikimit të Manchester United në Champions League

Në përgjithësi, ka një përfaqësim të mirë të ekipeve kombëtare (gjithsej janë 10, nga të cilat 7 evropiane, dy nga Amerika e Jugut dhe një nga Afrika). Sa iu përket klubeve, numri i atyre të përfaqësuar bie në gjashtë. Para të gjithëve, Barcelona dhe PSG, përkatësisht me katër dhe tre lojtarë në këtë renditje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd