
Rimini- Lirohet nga burgu shqiptari që i nguli thikën ish-gruas, të dashurit dhe motrës së tij.
Më 22 shkurt të vitit të kaluar Pëllumb Jaupi, 54-vjeçari shqiptar goditi me thikë ish-bashkëshorten, të dashurin e saj dhe motrën e tij, do të lirohet nga burgu për t’u vendosur në arrest shtëpiak në provincën e Riminit me byzylyk elektronik.
Jaupi rreth orës 13 të asaj dat pati një diskutim të ashpër me partneren nga e cila ishte ndarë, por që vazhdonte të ngacmonte, duke dyshuar se ajo kishte një lidhje të re me një hotelier në Rivazzurra me të cilin ai kishte pasur mosmarrëveshje të ashpra, e fundit prej të cilave ishte të dielën e një jave më parë kur ishte paraqitur në ambientet e akomodimit për ta kërcënuar.
Sulmi ndaj 3 personave kishte ardhur gjatë një debati ku 54-vjeçari, i cili i verbuar nga xhelozia, fillimisht kishte goditur me thikë ish-gruan e tij 51-vjeçare në Morciano dhe më pas hipi në makinë dhe udhëtoi për në Rimini ku sulmoi atë që besonte se ishte i dashuri i saj i ri, një 48-vjeçar dhe motrën këtij të fundit 45 vjeçare.
Sipas mediave vendase, për Jaupin, të mbrojtur nga avokati Massimiliano Orrù, prokurori ka kërkuar gjykim të menjëhershëm ndërsa mbrojtja ka propozuar gjykim të shkurtuar dhe seanca paraprake është duke u caktuar
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





