Të paktën 25 persona, të gjithë policë të rinj, kanë mbetur të plagosur në Los Anxhelos. Mediat në vend raportojnë se një automjet është përplasur me ta të mërkurën ndërsa ata po kryenin ushtrime stërvitore.
Grupi i të trajnuarve të policisë, kryesisht rekrutë të rinj në Zyrën e Sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit, ishin në vrapimin e mëngjes kur automjeti u përplas me ta.
Skena e aksidentit i ngjante një “përplasjeje avioni”, tha Sherifi i Qarkut të Los Anxhelosit Alex Villanueva gjatë një konference për shtyp. Kishte trupa njerëzish “të shpërndarë gjithandej, me plagë të ndryshme”, mund të shiheshin edhe rekrutët “të copëtuar”. Njëri prej tyre është i intubuar, shtoi ai.
Shoferi, i cili u arrestua në vend, u verifikua se nuk ishte nën efektin e alkoolit. Megjithatë, sipas burimeve policore që folën për Los Angeles Times, ai u tha oficerëve se e kishte zënë gjumi në timon.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd