
Përditësuar
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ishte e alarmuar nga ngjarja e fundit në Poloni.
“E alarmuar nga raportet për një shpërthim në Poloni, pas një sulmi masiv me raketa ruse në qytetet e Ukrainës.
Shpreh ngushëllimet e mia dhe mesazhin tim të më të fortë të mbështetjes dhe solidaritetit me Poloninë dhe miqtë tanë ukrainas.
Më herët u njoftua akuza se raketat ruse goditën një fshat polak afër kufirit me Ukrainën, duke vrarë dy persona.
Vdekjet u konfirmuan nga Polonia në orën e fundit, por burimi i “shpërthimit” mbetet i paqartë.
Ka pasur thirrje ndërkombëtare për të krijuar një pasqyrë të qartë të situatës përpara se të ndërmerren hapa të mëtejshëm.
Rusia ka mohuar çdo përfshirje. Pak orë pas saj, edhe Biden mohoi që raketa ruse të kishin goditur Poloninë, duke thënë se ishin hedhur nga Ukraina, pas një devijimi aksidental. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





