Transmetuar më 15-11-2022, 23:04

Polonia u godit sot nga raketa kundërajrore të cilat shkaktuan vdekjen e dy qytetarëve, ndërkohë që perceptimi i përgjithshëm është se raketat ishin ruse.

Por mediat shtetërore ruse po publikojnë vazhdimisht se raketat janë lëshuar nga Ukraina.

Agjencia shtetërore e lajmeve Ria Novosti citoi një “ekspert ushtarak” rus i cili pretendonte se raketat ruse “nuk do të kishin arritur në territorin polak, por sistemet e raketave S-300 [tokë-ajër] ukrainase, që funksionojnë në mënyrë jonormale, mund të arrinin”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd