Transmetuar më 15-11-2022, 20:44

Raketa kundërajrore kanë goditur një fermë polake në Przewodów pranë kufirit me Ukrainën. Mediet e huaja bëjnë me dije se janë vrarë dy polakë. Raportime të shumta që sugjerojnë se ishte një raketë ruse, po publikohen vazhdimisht nga mediat kryesore evropiane.

Kryeministri polak Morawiecki dhe Presidenti Duda kanë thirrur një takim urgjent të Byrosë së Sigurisë Kombëtare sipas nenit 5 të NATO-s.

President i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka reaguar pas raportimeve se raketa ruse kanë rënë në territorin polak, duk i marrë jetën dy personave.

Në një postim në Twitter, Michel shkruan se ishte tronditur nga lajmi, duke theksuar se KiE qëndron në krah të Polonisë.

Presidenti i KiE shton se ata janë në bisedime me autoritetet polake dhe po ashtu edhe me aleatët e tjerë.

“I tronditur nga lajmi i një rakete ose municioni tjetër që ka vrarë njerëz në territorin polak. Ngushëllimet e mia për familjet. Ne qëndrojmë me Poloninë. Unë jam në kontakt me autoritetet polake, anëtarët e Këshillit Evropian dhe aleatët e tjerë”, shkruan ai.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd