Transmetuar më 15-11-2022, 19:03

Një ngjarje e rëndë dhe misterioze ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, në Gjermani.
Policia gjermane u njoftua nga një qytetar në periferi të rajonit Warendorf për një vajzë të vogël të gjetur të lidhur pranë një zone të pyllëzuar.
Pas mbërritjes së policisë, u konstatua se gjatë rrugës për në zonën e pyllëzuar, ishte një biçikletë e braktisur dhe një çantë shpine, shkruajnë mediat e huaja.
Personi i cili gjeti vajzën 13 vjeçare, e transportoi atë në një spital. Ndërkohë policia nuk ka dhënë detaje lidhur me misterin e gjetjes së vajzës së mitur e cila sipas personit që e gjeti, ishte e lidhur me litar rreth një peme. Ajo ka pësuar vetëm lëndime të lehta, tha policia. Megjithatë, ajo nuk mbante mend asgjë.