Transmetuar më 15-11-2022, 18:51

Tiranë- Sot KQZ njoftoi se Ori Nebiaj nuk ka dorëzuar asnjnë formular në këtë institucion që të vërtetojë se ajo pranon mandatin. Ka reaguar menjëherë moderatorja në një postim në Facebook.

Postimi i Plotë:

Do të jetë privilegji më i madh i jetës time, të përfaqësoj njerëzit që më besuan dhe votuan për të qenë në Parlamentin e Shqipërisë. Formulari gati për tu dorëzuar nesër!

Lëvizja erdhi pasi Grida Duma la mandatin e deputetes për tu futur në botën e televizionit. Duma startoi një natë më parë emisionin “Top Story” në Top Channel, një prime time që do të drejtohet prej ish-deputetes së Partisë Demokratike gjatë gjithë sezonit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd