
Tiranë- Operacion i gjërë i policisë në Tiranë.
Policia ndaloi Ramazan Rraja, nipi i deputeti të PS Rrahman Rraja.
Mësohet se policia po kryen kontrolle dhe verifikime për mjetet e blinduara.
Deri më tani janë shoqëruar disa shoferë të mjeteve të blinduara, ndërsa 3 të tilla janë bllokuar.
Raja është ndaluar në Qafë-Kashar, teksa ishte duke lëvizur me një mjet të blinduar. Mësohet se Raja është i dyshuar në lidhje me masakrën e Fushë-Krujës, atentati i 3-fishtë i ndodhur më 17 korrik që i mori jetën Brilant Martinajt, Diklon Vatës dhe Besmir Hoxhës.
Kujtojmë se Rraja nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai më shumë se një vit më parë ka dhunuar barbarisht një grua te QSUT. Ai gjithashtu u rikthye në qendër të vëmendjes pas publikimit të një video ku shfaqet në një lokal në Fushë-Krujë me kallashnikov, duke terrorizuar klientët. Pas publikimit të lajmit, Rraja, nga Dubai mohoi të kishte qenë ai, duke thënë se policia merr ryshfet për të terrorizuar familjen e tij.
Operacioni shtrihet në të gjithë kryeqytetin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





