
Antonio Rudiger ka folur së fundi për edukimin e ndërlikuar që ka pasur në Berlin si fëmijë. Mbrojtësi qendror ruan ende një marrëdhënie të fortë me Sierra Leonen, prej nga i ka rrënjët nëna e tij.
Rudiger ka një shoqatë bamirësie në Lunsar, ku banon nëna e tij Lily, e cila tani do t’i përdorë paratë e fituara nga i biri për kualifikimin në Botëror për të paguar operacionet e 11 fëmijëve të lindur me defekte kongjenitale të këmbës. Ai shpjegoi për "Marca":
“Më dhemb t’i shoh rrethanat në të cilat rriten fëmijët nga Sierra Leone. Gjatë operacionit, shtrembërimi korrigjohet përpara se pacientët më në fund të mund të ecin dhe të marrin pjesë në jetën shoqërore, pas disa muajsh trajtimi pasues”.

Rudiger do të përfaqësojë Gjermaninë në Kupën e Botës, por është me prejardhje nga prindër emigrantë: “Në Gjermani më janë dhënë mundësi që shumë njerëzve në Sierra Leone iu mohohen.
Unë jam mirënjohës për këto mundësi dhe e vlerësoj shumë pozicionin e privilegjuar në të cilin gjendem. Të ndihmosh këtu është një çështje nderi për mua. Do të doja të zbatoja shumë projekte të tjera në Sierra Leone me familjen time në të ardhmen”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





