Transmetuar më 14-11-2022, 22:25

Zvicër- Boksieri shqiptar, Nuri Seferi, ka mundur boksierin serb, Dusan Krstin.

Seferi fitoi ndeshjen në raundin e gjashtë ku pas disa goditjeve të njëpasnjëshme, serbi nuk mundi ta përballonte dot furinë e shqiptarit.

Ai u dorëzua dhe gjyqtari i dha fund ndeshjes.

Në këtë përballje, Nuri Seferi u mbështet nga mijëra shqiptarë të Zvicrës.

Ndeshja u zhvillua në Olten të Zvicrës.