Transmetuar më 14-11-2022, 16:16

Itali- Një 49-vjeçar shqiptar u arrestua mbrëmjen e së shtunës në Umbertide të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari u kap me armë dhe drogë.

Mësohet se 49-vjeçari u kap me 1 kg marijuanë dhe disa doza kokaine.

Gjithçka nisi pas kontrollit të mjetit nga karabinierët, ndërsa gjatë këqyrjes së mjetit u gjet dhe sasia e drogës.

Ndërkohë, në banesën e shqiptarit u gjet dhe një armë e kalibrit 6, së bashku me municione të tjera të kalibrit P38 dhe 12.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd