Transmetuar më 14-11-2022, 12:40

Greqi- Rikthehen hetimet për 19-vjeçaren shqiptare, Artemis Vasili e zhdukur para dy vitesh në Greqi.

Ajo u lrguar nga banesa për të mos u kthyer më 19 tetor 2020.

Artemis u largua nga shtëpia për një intervistë pune, por që nga ajo kohë, gjurmët e saj janë zhdukur.

Asokohe nga hetimet e policisë, 19-vjeçarja nuk shkoi kurrë në intervistë.

Çështja e zhdukjes së 19-vjeçares shqiptare Artemis Vassilis qëndron e hapur prej dy vitesh.

Ngjarja është rikthyer përsëri në vëmendje me një dëshmi të depozituar të premten në emisionin “Dritë në tunel” duke i dhënë një kthesë të re çështjes.

Sipas kësaj dëshmie, 19-vjeçarja është parë një ditë pas zhdukjes së saj, më 16 tetor 2020, në Koropi, e humbur në mendime në plazhin e Agia Marinës.

Sipas familjarëve të saj, 19-vjeçarja Artemis shkonte për not me miqtë e saj në këtë plazh. Në fakt, ajo dyshohet se ka shkuar atje me ish të dashurin e saj, para se ai ta refuzonte dhe ta fshinte nga rrjetet sociale.

Kur u pyet për këtë, ai u përgjigj vetëm se një herë kishte shkuar në Agia Marina për të notuar dhe se ka thënë gjithçka që kishte për të thënë.

“Nëse do të mund të ndihmoja, do ta bëja. Në kohën kur Artemisa u zhduk, unë isha brenda kampit. Unë isha ushtar në Aleksandropoli”.- tha ai.